Telegrafi

Mourinho nuk mohon largimin

“A jam i sigurt se do të mbes trajner i Interit? Jo. Në futboll, kurrë nuk i dihet”, ka thënë Mourinho.

I pyetur nëse do të bëhej trajneri më i mirë në botë po që se i fiton të tre titujt me Interit këtë stinor, portugezi u përgjigj: “Unë kam fituar tre tituj në një sezon më parë, kështu që, do të ishte hera e dytë. Unë nuk e konsideroj veten më të mirë, por një njeri që jep më të mirën dhe shkon në shtëpi pas secilës ndeshje dhe fle mirë, sepse unë gjithnjë jap më të mirën”.

“Dallimi mes të fituarit dhe të mos fituarit është i vogël. Ne kemi arritur në finale të Coppa Italia, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe jemi në garë për Scudetto deri në ndeshjen e fundit, kështu që unë nuk kërkoj respekt, por e dhuroj atë. Në finalen e Coppa Italia ndaj Romës, sigurt mungon Sneijder dhe në dyshim është Lucio, të cilët i kemi rrezikuar ndaj Barcelonës”, deklaroi Mourinho në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/