Telegrafi

Mourinho nuk mendon për Barcelonën

Për Mourinhon është me rëndësi që t’i kushtojë vëmendje secilës ndeshje që vjen, ndërsa ndeshja e radhës është kundër Parmës.

“Është e vërtetë se (Parma) sapo është kthyer në Serie A, por skuadra ka përvojë, menaxheri ka përvojë, si edhe secili lojtar”.

“Ata do ta luajnë lojën e tyre, ndërsa për ne, duhet të theksoj se kjo është ndeshja më e rëndësishme. Ndeshja e radhës kundër Barcelonës nuk do të ndikojë në vendimet e mia, dhe sinqerisht nuk mendoj për Barcelonën”, ka thënë portugezi.