Telegrafi

Mourinho: Nuk luajtëm mirë, por luftuam dhe dhamë gjithçka

Jose Mourinho a ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes.

Manchester United ka barazuar 1-1 në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës ndaj Celta Vigos, duke e siguruar kalimin në finale.

Lexo po ashtu “Djajtë e Kuq” kapin finalen e Ligës së Evropës pas shumë vështirësive ndaj Celta Vigos (Video)

Megjithatë, trajneri i “Djajve të Kuq” e ka cilësuar këtë ndeshje si të luftuar nga futbollistët e tij edhe pse nuk ishte aq fenomenale.

“Nuk luajtëm një ndeshje fenomenale, por futbollistët luftuan dhe dhanë gjithçka që ata kishin për të dhënë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

Ndryshe, Unitedi do të luaj në finale me Ajaxin, finale kjo që zhvillohet me datë 24 maj në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. /Telegrafi/