Telegrafi

Mourinho nuk largohet

“Ne kemi ende ndeshje për të luajtur, duke filluar nga e mërkura (Roma-Inter, finalja e Coppa Italia) dhe ne do të japim tërë energjinë për të fituar. Synimi ynë është të mbajmë pozitën në kampionat dhe t’i fitojmë të gjitha trofetë. Të jemi në garë për të tri trofetë është situatë e mrekullueshme. Ne duhet të jemi të relaksuar dhe të mos na pushtojë emocioni, sepse nuk është e nevojshme”.

“Ekipi luan mirë për shkak të Jose Mourinhos. Ai ka përvojën dhe e di se çfarë duhet bërë gjatë një sezoni. Kur rezultatet janë të mira atëherë ekziston plot entuziazëm. Largimi i Mourinhos? Këto spekulime filluan verën e kaluar. Ai është i lumtur dhe ai do të qëndrojë me ne. Është absolutisht e pamenduar një e ardhme pa Mourinhon”, përfundoi Branca. /Telegrafi/