Site icon Telegrafi

Mourinho nuk kursehet aspak – tregon trajnerin më të keq në histori të Ligës Premier

Jose Mourinho nuk hezitoi fare kur tregoi se kush është ‘trajneri më i keq’ në histori të Ligës Premier në një konferencë për shtyp.

Mourinho konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të Ligës Premier, pasi ka fituar tre tituj si trajner i Chelseat në 2005, 2006 dhe 2015.

Ai gjithashtu pati disa aventura edhe tek Manchester United dhe Tottenham, ndërsa së fundmi është përmendur si një kandidat për të marrë drejtimin e Evertonit.

Tani tek Fenerbahce, Mourinho ka 26 trofe në karrierën e tij si trajner duke përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Por në vitin 2018, ai nuk u kursye aspak kur tregoi se kush është sipas tij trajneri më i keq në histori të Ligës Premier.

Mourinho e zgjodhi holandezin Frank De Boer i cili asokohe ishte në krye të Crystal Palace ekip të cilin e mori nën udhëheqje në verën e vitit 2017.

Ai premtoi një stil më të bukur të lojës sesa paraaradhësi i tij Sam Allardyce, por humbi katër ndeshjet e para në Ligën Premier dhe më pas u shkarkua.

“Trajneri më i keq në histori të Ligës Premier, Frank De Boer. Kur ai po thoshte se nuk ishte mirë për Marcus Rashford të ketë një trajner si unë, sepse gjëja më e rëndësishme për mua është të fitojë”.

“Nëse ai do të stërvitej nga Frank do të humbiste, sepse ai ka humbur çdo ndeshje”, kishte thënë portugezi./Telegrafi/

Exit mobile version