Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk kam kontratë me Unitedin

Trajneri portugez Jose Mourinho, i cili aktualisht është pa skuadër, ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, që ta menaxhojë këtë klub pas përfundimit të këtij sezoni.

“Van Gaal është miku im, kam punuar me të për disa vjet. Gjithmonë jam i lidhur me skuadra të ndryshme, dhe në verë do të kem një punë. Por, në këtë moment mund t’ju premtoj se nuk kam asnjë kontratë të nënshkruar me ndonjë klub. Jam i hapur për çdo klub apo kombëtare, por duhet ta analizojë situatën time”, është shprehur Mourinho për Sky Sports, transmeton Koha.net.

Mediat në Angli javë më parë kishin raportuar se një marrëveshje tashmë ekziston ndërmjet Unitedit dhe Mourinhos.

Exit mobile version