Telegrafi

Mourinho: Nuk kam kontaktuar klube tjera

“Nuk kam kontaktuar me ndonjë klub dhe si të gjithë tifozët e Interit edhe unë po mendoj vetëm për ndeshjen ndaj Sienës dhe Bayernit të Munichut”, theksoi Mourinho për faqen zyrtare të klubit.

Strategu portugez ishte lidhur me një kalim te Real Madridi dhe për këtë thuhej se Interi është vënë në kërkim të një trajneri të ri, gjë që mohohet nga klubi nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

“Duke parë atë që është raportuar nëpër mediumet italiane dhe atë në mënyrë të zëshme, FC Internazionale nënvizon se nuk është bërë absolutisht asnjë kontakt me ndonjë trajner, të klubeve tjera apo kombëtareve sepse klubi ka kontratë me Jose Mourinhon deri në vitin 2012 dhe të gjithë janë të fokusuar vetëm në angazhimet e rëndësisë së lartë që ka klubi”. /Telegrafi/