Telegrafi

Mourinho: Nuk kam çfarë t’i dëshmoj Chelseat

“Pikësynimi i Chelseat nuk është pikësynimi im. Pikësynimi im është kualifikimi për çerekfinale nesër (të martën), dhe ai do të jetë moment me rëndësi për Interin, sidomos për një klub që nuk e ka fituar këtë titull që një kohë të gjatë”.

“Nuk kam se çfarë t’i dëshmoj Chelseat, lojtarëve të Chelseat, tifozëve apo drejtuesve të saj. Gjëja e vetme që unë mund të bëj nesër është që të luaj lojën time”.

“Më vjen keq për Petr Cech, ai është njëri prej portierëve më të mirë në botë. Nuk është hera e parë që Chelsea luan me portierin e tretë, por të them të drejtën, nuk e njoh portierin e tyre Ross Turnbull”, deklaroi Mourinho në konferencën për shtyp para takimit kundër Chelseat. /Telegrafi/