Telegrafi

Mourinho: Nuk ishte ndeshje e PlayStation-it, por pak relaksim

Manchester United ka realizuar fitore edhe në takimin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar në udhëtim kundër skuadrës ruse të CSKA Moskës me rezultat 4-1.

Kjo ka bërë që të ndahet i kënaqur edhe trajneri i skuadrës angleze Jose Mourinho.

Lexo po ashtu CSKA 1-4 United: Notat e lojtarëve

Ky i fundit është tallur duke thënë se nuk ishte ndeshje si në video-lojërat e PlayStation.

“Ne jemi këtu. Nuk ishte sonte futboll i PlayStation-it, por pak relaksim”, tha trajneri portugez.

Ndryshe, United zë pozitën e parë të të grupit A, ndërsa CSKA ka tre pikë, po aq sa ka edhe Baseli i vendit të dytë. /Telegrafi/