Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk më intereson nëse njerëzit thonë se nuk e merituam fitoren ndaj Liverpoolit

Jose Mourinho gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur pas fitores 2-1 ndaj Liverpoolit dhe ka thënë se ishte një fitore e merituar.

Portugezi thotë se nuk i intereson aspak nëse njerëzit mendojnë se Djajtë e Kuq nuk e merituan fitoren në derbi.

Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp gjatë një bisede të vogël (Foto: Getty Images)

“Mund t’i ndajmë përgjysmë pjesët, pjesën e parë të Unitedit dhe të dytën të Liverpoolit. Por, sipas mendimit tim pjesa e parë ishte pjesë me gola dhe rreziqe”.

“Në pjesën e dytë sipas mendimit tim, por edhe njerëzve nga televizioni, ishte Liverpooli ai që kontrollonte topin, kurse Unitedi lojën pa top”.

“Skuadra jonë ishte gjithmonë nën kontroll. Edhe nga faullet, korrierët, në situatat e rrezikshme kishim çdo gjë nën kontroll dhe mendoj se merituam fitoren”.

Romelu Lukaku dhe ose Mourinho duke folur për taktikat gjatë ndeshjes – Foto: GettyImages

“Ndaj Liverpoolit nëse luan keq kur e ke topin atëherë je në telashe. Në pjesën e dytë kjo nuk ishte qëllimi jonë, por nuk mund të them se ishte plani im. Liverpooli na shtyni në situata mbrojtëse, por ne mbajtëm kontrollin. Ishte një paraqitje e kompletuar nga ne në dy pjesët”.

“Nëse njerëzit mendojnë se nuk e merituam ndeshjen, nuk më intereson”.

“Jam pak i lodhur, kemi ndeshje të martën dhe nuk më bën se çfarë thonë njerëzit. Djelmoshat janë të lumtur, unë jam i lumtur”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oD3qfV7YXHo

https://www.youtube.com/watch?v=kqe8aGoWSA8

https://www.youtube.com/watch?v=89U3Jdp0EJE

Exit mobile version