Telegrafi

Mourinho nuk i dha shpjegime Casillasit

Kapiteni i Los Blancos u la në pankinë në ndeshjen kundër Malagas, të cilën trajneri e filloi me portierin e dytë, Antonio Adan.

“Mourinho nuk ka nevojë t’i japë shpjegime askujt nëse një lojtar luan apo jo, por ai e di se cilët lojtarë kanë nevojë më shumë për shpjegime se të tjerët”.

“Ai nuk i dha Casillasit asnjë shpjegim pse nuk e futi në lojë. Si trajner, ju duhet të zgjidhni lojtarin të cilin mendoni se do të luajë më mirë”, ka thënë Karanka për Marca. /Telegrafi/