Telegrafi

Mourinho: Nuk humbas në Stamford Bridge

Portugezi kaloi tre vite të suksesshme në stolin e menaxherit të bluve nga vitit 2004 deri në vitin 2007. Suksesi i tij në Angli ishte ndërtuar edhe në rezultatet e shkëlqyeshme në fushë vendore, dhe Chelsea filloi të mposhtet shpesh pas largimit të tij.

Interi ka avantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë dhe Mourinho është i bindur se nerazurët do të kualifikohen në çerekfinale, pasi ai ka rekord të pathyeshëm në Stamford Bridge.

“Të gjithë e dinë se Mourinho nuk humb në Stamford Bridge. Rekordi im është i pabesueshëm. Ai është i jashtëzakonshëm, kemi qenë të fuqishëm në një periudhë të gjatë“, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/