Telegrafi

Mourinho nuk harron të kaluarën, dhuron përqafime të ngrohta për lojtarët e Realit (Video)

Mbrëmë (e diel) në kuadër të International Champions Cup u takuan Real Madridi dhe Manchester Unitdi, por në fund triumfuan Djajtë e Kuq.

Në këtë takim sytë ishin të kthyer nga Jose Mourinho pasi portugezi në të kaluarën drejtoi Los Blancos.

Special One befasoi të gjithë me mirësinë e tij duke mos harruar të kaluarën.

Mou dhuroi përqafime të ngrohta për lojtarët e Realit duke i pritur ata në tunel para fillimit të ndeshjes.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse në penallti fitoi Man Utd. /Telegrafi/