Telegrafi

Mourinho nuk flet për të ardhmen

 49 vjeçari po përballet me presion të madh pas disfatave në La Liga dhe është spekuluar se ai mund ta zëvëndësojë Carlo Ancelottin te Paris Saint Germain.

Mourinho është duke vijuar një seri të konferencave të futbollit në Dubai, ashtu sikurse edhe Michel Platini dhe Diego Maradona.

Në aeroport, Mourinho i shoqëruar nga i biri i tij, e shfrytëzoi rastin për t’u thënë gazetarëve atë që ai mendon.

“Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen time”, ka theksuar portugezi.

Real Madridi fillon stërvitjet të dielën, më herët se të gjitha ekipet tjera, në tentim për të punuar më shumë në përmirësimin e diferencës së madhe në pikë me Barcelonën. /Telegrafi/