Jose Mourinho është një ndër trajnerët më kundërthënës në histori të futbollit.
Portugezi kohë pas kohe fjaloset me kolegët e tij dhe kjo e bën edhe në një formë të veçantë.
“Special One”, siç e ka nofkën së fundi është fjalosur me trajnerin e skuadrës së Chelseat, Antonio Conten.
Portugezi kishte kritikuar festat e çmendura të italianit me rastin e shënimit të golave ndërsa ka shkuar deri në atë masë duke e akuzuar se është sportist që kurdis ndeshje dhe se për këtë është ndëshkuar.
Por, kjo nuk është hera e parë dhe besohet as e fundit që e ka bërë një gjë të tillë portugezi.
Më poshtë janë disa prej trajnerëve me të cilët ndër vite trajneri i Manchester Unitedit ka pasur mos marrëveshje.
Mourinho – Arsene Wenger
Marrëdhënia me Arsene Wengerin filloi të ngatërrohet pas një kritikës ndaj francezit në ndeshjen e Chelseat në sezonën 04/05. “Unë nuk dështoj, ndërsa ai ka frikë sepse dështon shumë shpesh. Nëse do të qëndroja në Chelsea për tetë vjet pa fituar trofe, do ta braktisja Londrën dhe kurrë më nuk do të kthehesha”
Mourinho – Jesualdo Ferreira
Shkurt 2005. Ferreira ishte trajner i Bragas dhe ekipi i tij që humbi ndaj Vitoria de Guimaraes. Mourinho ishte duke festuar sezonin e tij të parë në Chelsea në rrugën drejt titullit në Ligën Premier. Mou shkroi një artikull në revistën portugeze “Record Diez”, në të cilën, pa e përmendur atë, i referohej teknikut veteran. Ose të paktën kështu është kuptuar në futbollin portugez. “Kjo mund të jetë historia e një gomari që ka punuar 30 vjet, por kurrë nuk u bë kali”.
Mourinho – Rafael Benitez
Rafa Benitez arriti në stolin e Interit në vitin 2010, pasi Jose Mourinho u largua nga klubi ‘nerazzurrë’, ku kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe kishte nënshkruar me Real Madridin. Trajneri spanjoll fajësoi mungesën e punës në palestër të lojtarëve në vitet e mëparshme duke arsyetuar dështimet me klubin italian. Që atëherë, armiq të papajtueshëm. Në vitin 2015, portugezi personalisht i rekomandoi gruas së Benitezit “ta ndajë kohë për burrin, i cili ka nevojë dietë urgjente”.
Mourinho – Manuelle Pellegrini
Mourinho arriti të zëvendësoj në stolin e trajnerit të Real Madridit, Pellegrini. Portugezi rikujtoi përplasjen në Kupë dhe Ligën e Kampionëve duke thënë se “Dallimi im me Pellegrinin është se nëse shkarkohem nga Madridi, nuk do të shkoj në Malaga”.
Mourinho – Pep Guardiola
Pavarësisht se ishin miq të mëdhenj sa ishin ndihmës trajner te Barcelona, marrëdhënia mes tyre përfundimisht u keqësua kur portugezi mori drejtimin e Real Madridit ndërsa spanjolli të Barcelonës.Marrëdhëniet e tyre të këqija kulmuan më 26 prill të viti 2011 në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. “Ne kemi qenë katër vjet miq. Ai më njeh shumë mirë, por nesër nuk e njohim njëri-tjetrin. Unë do ta turpëroj në Bernabeu”, kishte thënë atëbotë Guardiola, ndërsa portugezi i ishte kundërpërgjigjur me “Se dihet se kush është Special One”.
Mourinho – Antonio Conte
Të enjten, trajneri i Manchester Unitedit, Mourinho tha se ende kishte të njëjtin pasion për stërvitje, por duke mos u bërë palaço. Shtypi anglez e interpretoi atë si një goditje ndaj Jurgen Klopp të Liverpoolit dhe trajneri të Chelseat, Antonio Contes, ku ky i fundit iu kundërpërgjigj me “plak i çmendur”. Orë më vonë, Mou pohoi se gjithçka ishte një keqkuptim i shtypit. Natyrisht, para se të mbaronte përgjigjen, portugezi i tha italianit se “Kurrë nuk do të më pezullojnë për kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve”. /Telegrafi/