Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk duhet të kisha vepruar ashtu, por më ofenduan për 90 minuta

Jose Mourinho, me Leonardo Bonuccin . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Jose Mourinho ka thënë pas ndeshjes se nuk është dashur të reagonte në atë mënyrë siç bëri pas ndeshjes, por sipas tij tifozët e Juventusit e ka fyer për  90 minuta.

Trajneri portugez kishte episode të tilla edhe në Old Trafford, por në fund të ndeshjes të zhvilluar në Torinos, ai shkaktoi polemika, kur vuri dorën te veshi dhe ua shkeli syrin tifozëve të Juventusit.

“Isha i fyer për 90 minuta. Kam ardhur këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë”, ka thënë Mourinho për Sky Sport Italia.

“Unë nuk e ofendova askënd deri në fund. Unë vetëm bëra një gjest që dëshiroja t’i dëgjoj më fort”.

Lexo po ashtu Jose Mourinho provokon tifozët e Juventusit, lojtarët bardhezi ndërhyjnë

“Unë ndoshta nuk do ta kisha bërë atë dhe me një kokë të ftohtë nuk do ta kisha bërë, por ma fyen me familjen time, përfshirë edhe familjen time interiste, pastaj reagova kështu”.

Jose Mourinho. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në nivelin tonë të lartë, pasi ne nuk mund të jemi më të mirë se sa kështu”.

“Kemi ardhur këtu që të luajmë si ekip”.

“Ne kemi arritur të fitojmë dhe kemi luajtur një ndeshje shumë pozitive duke e kërkuar fitoren deri në fund”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Manchester luan ndaj Young Boys në shtëpi, ndërsa Juventusi e pret Valencian. /Telegrafi/  

Exit mobile version