Site icon Telegrafi

Mourinho njeri i taktikave, idetë e tija në letër dalin të sakta në fushë ndaj Liverpoolit

Jose Mourinho kishte hartuar një taktik fantastike për takimin me Liverpoolin.

E gjithë kjo u zbulua në saje të një blloku të shënimeve, ku për së afërmi ka arritur të xhirojnë kamerat televizive.

Sipas planit të portugezit, lojtarët duhet të kërkojnë një top nga Romelu Lukaku para se të futen në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve.

Dhe duket se këtë më së miri e kapitalizuan në rastin kur David de Gea dërgoi topin te sulmuesi belg, i cili me kokë asistoi për tek Marcus Rashford, ku ky i fundit realizoi golin e parë në të 14 minutë.

Dhjetë minuta më vonë pothuajse i njëjti skenar u realizua në golin e dytë të realizuar nga po i njëjti lojtar.

Lexo po ashtu United i falet Rashfordit, mposhtë Liverpoolin dhe ruan pozitën e dytë

Theksojmë se Eric Bailly realizoi një autogol për Unitedin, dhe deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi, 2-1 për Unitedin.

Ndryshe, United pas kësaj fitore ka përfocuar vendin e dytë të renditjes tabelore me 65 pikë ndërsa Liverpool zë pozitën e tretë me pesë sosh më pak. /Telegrafi/

https://youtu.be/oD3qfV7YXHo?t=1

Exit mobile version