Site icon Telegrafi

Mourinho nënshkruan marrëveshje për t’u bërë analist në talkSPORT, vetëm disa ditë pas shkarkimit nga Tottenhami

Vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga detyra si menaxher i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse për t’u bashkuar me mediumin e njohur sportiv talkSPORT.

58-vjeçari, i cili zëvendësoi Mauricio Pochettinon në nëntor të 2019, u informua për shkarkimin e tij të hënën në mëngjes pasi fitoi vetëm një lojë në pesë ndeshjet e fundit.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ‘Special One’ është rikthyer në futboll, por në vend të menaxhimit, Mourinho do të bashkohet me Laura Woods dhe Simon Jordan në talkSPORT për mbulimin e ngjarjeve në Euro 2020, duke filluar në qershor.

Kompania ka njoftuar se Jose do të jetë me dëgjuesit përgjatë orarit nga programimi i drejtpërdrejtë i talkSPORT në Euro GameDay, si dhe ndeshjet e rregullta në mëngjes, të cilat do të përfshijnë pasqyrë para loje dhe telefonata ekskluzive pas lojës për dëgjuesit.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se Mourinho do të jetë pjesë e ekipit për të tre ndeshjet në grupe të Anglisë, një ndeshje në raundin e 16-të, dy çerekfinale, një gjysmëfinale dhe finalen.

“talkSPORT është stacioni i tifozëve dhe mezi pres të bashkohem. Evropiani do të jetë një turne fantastik dhe talkSPORT do të kapë tërë entuziazmin për tifozët”.

“Në diskutimet e mia me ekipin, unë mund të ndiej entuziazmin e tyre për Euro 2020. Jam i kënaqur që jam pjesë e tij”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Exit mobile version