Telegrafi

Mourinho: Në të ardhmen do të jem trajner i Realit

Portugezi vazhdimisht është duke u përfolur për një kalim në Real Madrid dhe shumica janë të bindur se ai edhe do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni për të kaluar në Santiago Bernabeu.

Por vetëm Mourinho edhe një herë ka mohuar se është në rrugë për të kaluar në Real, por nuk e ka mohuar se në të ardhmen kjo mund të ndodhë.

“Ajo që shkruhet për mua, se me një këmbë jam në Madrid dhe me tjetrën në Milano, nuk është e vërtetë. Më herët ose më vonë do të jem trajner i Real Madridit. Kam qenë në një klub të madh në Angli, jam në një klub të madh në Itali dhe dua të jem në një klub të madh në Spanjë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/