Jose Mourinho është deklaruar për nisjen e sezonit 2022/23 me fitore te Roma, derisa analizoi edhe disa lojtarë.
Giallorosët fituan minimalisht në udhëtim te Salernitana 1-0, por që tekniku portugez ishte i kënaqur me atë çfarë pa në fushë.
“Më pëlqeu gjithçka nga ndeshja. Padyshim do të isha më rehat me një rezultat të thellë, kishim shumë raste me Zaniolo, Abraham dhe Dybala. Gjithashtu më pëlqeu të shihja ekipin që ka pjekurinë e duhur”, deklaroi fillimisht Mourinho.
“Zakonisht këto ndeshje përfundojnë keq, por këtë herë nuk ndodhi. Kjo ndodhi sepse kishim në fushë lojtarë si Matic dhe Wijnaldum të cilët menaxhonin situatën”.
“Dybala dhe Zaniolo? Një çift perfekt, të jashtëzakonshëm”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/