Jose Mourinho mund të jetë ‘i veçantë’ si trajner, mirëpo aftësitë e tij për të bërë fotografi, lënë për të dëshiruar.
Një tifoz i ka kërkuar portugezit që të bëjë një fotografi me telefonin e tij kur po hynte në fushë për ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpool, ndërsa rezultati nuk ishte ai që deshi tifozi.
Tifozi u zgjat te muri dhe i kërkoi trajnerit që të bënte një fotografi bashkë me të dhe ia dha telefonin.
56-vjeçarit nuk i bëri aspak përshtypje kjo, mirëpo vendosi ta bënte ‘selfien’ sa më shpejt, edhe pse tifozi përpiqej ta mësonte.
Ai e mori telefonin dhe e bëri fotografinë që në fakt përfshiu pjesën e sipërme të kokës së tij dhe murin prapa, duke mos e përfshirë tifozin në kuadër.
Pamjet nga ky moment janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe ky veprim është bërë hit ndër tifozët e futbollit. Gjë që ndodh shpesh me veprimet e Mourinhos.
Ndryshe, skuadra e tij, Tottenham Hotspur pësoi humbja nga lideri i Ligës Premier, Liverpool, me golin e vetëm të shënuar nga Roberto Firmino. /Telegrafi/
That Spurs fan nearly got there with that selfie with Mourinho 🤣 pic.twitter.com/TtATlAVTgZ
— Football Daily (@footballdaily) January 11, 2020
Absolutely dying at Mourinho taking a selfie of the top of his head and the wall. pic.twitter.com/PaDLB9dD5C
— Andy Ha (@AndyHa_) January 11, 2020