Telegrafi

Mourinho në ‘pole pozicion’ për stolin e Realit

Marca njofton se Jose Mourinho është në ‘pole pozicion’ për postin e trajnerit të Los Merengues, por në garë janë dhe trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, selektori i Anglisë Fabio Capello, dhe bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti- të gjithë këta fitues të Ligës së Kampionëve.

Florentino Perez dëshiron me çdo kusht Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Jose Mourinho ka zgjuar interesim të lartë pasi turpëroi të mërkurën Chelsean në Stamford Bridge.

Pellegrini ka kontratë me Realin deri në vitin 2011, por Perez do të mund të ‘detyrojej’ për një shkarkim të detyruar të kilianit. /Telegrafi/