Mediat italiane raportojnë se Jose Mourinho është aktualisht në Milano dhe do të drekojë me drejtuesin sportiv të Interit, Beppe Marottan gjatë ditës së enjte.
Gazetari i TeleLombardia, Davide Russo de Cerame, ka qenë ai që e ka publikuar këtë lajm, duke sugjeruar se Mou është një opsion për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Do të ishte një rikthim në San Siro për Mourinho, i cili e fitoi edhe Trepletën e famshme: Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë me Nerazzurët në 2010.
Darka pritet të ndodh të enjten, ku palët do t’i shfaqin ofertat.
Ai ka shkuar pastaj te Real Madridi, Chelsea dhe më së fundmi te Manchester United, ku u shkarkua më 18 dhjetor.
‘Special One’ ishte në Inter nga qershor 2008 deri në maj 2010, duke mos e harruar dhe fshehur kurrë dashurinë e tij për klubin.
Trajneri i tanishëm Luciano Spalletti është nën presion të madh pas disa rezultateve të dobëta.
Antonio Conte po ashtu është i lidhur me rolin e trajnerit te Iteri, madje ishte parë edhe ai në Milano para disa ditësh.
Marotta ka thënë se nuk është takuar me ish-shefin e Chelseat dhe Juventusit. /Telegrafi/