Site icon Telegrafi

Mourinho në Kongresin e FIFA-s kur votohet për Kosovën

Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho, do të jetë pjesë e Kongresit të FIFA-s që do të mbahet në Mexico City më 12 dhe 13 maj.

Në Kongresin e 66-të të FIFA-s në rend të ditës është edhe votimi për pranim të FFK-së në FIFA.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit është fotografuar sot në Muzeun Kombëtar të Antropologjik në Meksikë duke u bërë gati që të jetë pjesë e një takimi të legjendave të FIFA-s.

Mourinho ishte përkrahës i madh i presidentit Gianni Infantino gjatë zgjedhjeve dhe portugezi është zgjedhur në mesin e personave kyç në ekipet e 200 Legjendave që do të luajnë në disa ndeshje humanitare në gjithë botën, transmeton koha.net.

Në disa fotografi të “Daily Mail”, Mourinho shihet gjatë një bisede me ish-yllin e Barcelonës Ronaldinhon. Yje tjerë të njohur si Fabio Cannavaro, Luis Figo e Clarence Seedorf do të jenë pjesë të këtyre ndeshjeve.

FIFA dje njoftoi se Këshilli i kësaj shtëpie futbollistike ka rekomanduar që Federata e Kosovës dhe ajo e Gjibraltarit të pranohen në ditën e premte në kuadër të Kongresit të 66-të.

Exit mobile version