Jose Mourinho është në qendër të vëmendjes së kritikuesve pas një starti të dobët në Ligën Premier.
Manchester United pësoi një humbje gjatë mbrëmjes së kaluar me rezultat 3-0 para shikuesve të vetë kundër Tottenham Hotspur.
Kjo ka bërë që të spekulohet për të ardhmen e trajnerit portugez, i cili mund të shkarkohet edhe pse ka marrë besimin e klubit.
The Daily Express shkruan se e ardhmja e strategut në fund të vitit është te njëra prej dy skuadrave të mëdha evropiane pas largimit nga drejtimi i Djajve të Kuq.
“Speciale One” thuhet se mund të merr drejtimin e Real Madridit, në rast të mos fitimit të ndonjë trofeu nga trajneri Julen Lopetegui.
Gjithashtu 55-vjeçari thuhet se do të jetë trajner i ardhshëm i skuadrës së Paris Saint-Germain, i cili udhëhiqet prej Thomas Tuchel.
Ndryshe, Jose muaj më parë ka zgjatur bashkëpunimin me klubin anglez deri në vitin 2020. /Telegrafi/