Telegrafi

Mourinho: Ndeshja me Liverpoolin nuk do jetë e njëjtë me atë të tetorit

Jose Mourinho ka folur në konferencën për shtyp para derbit ndaj Liverpoolit.

Manchester United do të ndeshet të dielën me Liverpoolin, ndeshje kjo e madhe për të dy skuadrat, por sipas Mourinhos, kjo ndeshje do të dalloj shumë nga barazimit i muajit të tetor në Anfield.

Lexo po ashtu Mourinho krijon të qeshura në konferencën për shtyp, lajmërohet në telefonin e njërit nga gazetarët (Foto/Video)

“Të dielën do të jetë një lojë ndryshe nga barazimi i tetorit në Anfield”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën për shtyp.

“Rezultatet tona janë më të mira, dhe kjo ndryshon shumë, pasi Liverpoolin i pret ndeshje tjetër nga ajo e tetorit”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Man. Utd – Liverpool, taktizime nga Mourinho

“Këtë ndeshje e luajmë në shtëpi dhe fansat mund të na japin një dorë të mirë për të arritur të fitorja”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/