Site icon Telegrafi

Mourinho ndërhyn në intervistën e Heung-Min Son: Po flisni për golat që i shënoi apo që i humbi

Heung-Min Son dhe Jose Mourinho (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Tottenham Hotspur arriti fitore në momentet e fundit ndaj Aston Villas (3-2) në Villa Park duke u ngritur në pozitën e pestë në tabelë.

Toby Alderweireld e nisi me autogol (9’), pastaj e neutralizoi atë duke shënuar edhe në portën kundërshtare (27’) duke i barazuar shifrat.

Son Heung-min shënoi në fund të pjesës së parë (45’+2), pasi e përmirësoi gabimin nga penalltia që e mbrojti Pepe Reina. Në gjysmën e dytë barazoi Bjorn Engels (53’), mirëpo në fund të takimit (90’+4) ishte sërish Son që e shënoi golin e fitores.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Dhe duke qenë lojtari vendimtar i sfidës, gazetarët e kanë pritur për ta intervistuar pas takimit, ndërsa Jose Mourinho ka ndërhyrë në stilin e tij.

Derisa jugkoreani po fliste, trajneri ka thënë me shaka: “Jeni duke biseduar për golat që i shënoi apo golat që i humbi?”.

Të dy e morën në frymën pozitive dhe duke qeshur, portugezi u largua, ndërsa lojtari e vazhdoi intervistën. /Telegrafi/

Exit mobile version