Jose Mourinho është munduar të arsyetoj sado pak humbjen në udhëtim te Feynoord.
Trajneri portugez është i kënaqur pjesërisht me paraqitjen e futbollistëve të tij, pasi sipas tij në pjesën e parë janë paraqitur mirë.
“Ne ishim duke u përpjekur që të mos humbasim. Ishim të shtyrë, fizikisht ne ishim në vështirësi në fund”, deklaroi fillimisht Mourinho.
“Lojtarët e mi kishin kontrollin e lojës në pjesën e parë, në gjysmën e dytë ishte një intensitet i ndryshëm”, përfundoi trajneri portugez.
Ndryshe, skuadra holandeze fitoi 1-0 falë golit të Tonny Vilhenas, i cili shënoi në minutën e 79-të. /Telegrafi/