Telegrafi

Mourinho mund të përballet me Romën si trajner i ekipit të ri, një javë pasi u shkarkua nga klubi italian

Jose Mourinho është njëri ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit arab Al-Shabab, një javë pasi u shkarkua nga Roma, ka raportuar Foot Mercato.

Klubi arab e shkarkoi trajnerin e tyre Igor Biscan gjatë këtij muaji dhe tani janë në kërkim të pasuesit të tij.

Një tjetër emër në listën e tyre është edhe ai i Bruno Genesios, i cili jo shumë kohë më parë u shkarkua nga detyra e tij si trajner i ekipit francez Stade Rennais.

Në rast se Mourinho bëhet trajner i Al-Shabab, atëherë ai mund të jetë në stol në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Romën, kur këto dy ekipe do të takohen në një ndeshje miqësore javën e ardhshme.

Lexo po ashtu Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri vetëm disa ditë pas shkarkimit nga Roma

Tekniku portugez ishte emëruar trajner i klubit italian në korrik të vitit 2021 dhe që nga atëherë ai ka drejtuar Romën në 138 ndeshje.

Gjatë kësaj kohe ai arriti që ta fitojë trofeun e parë pas një kohë të gjatë për “Giallorossët”, teksa fituan Ligën e Konferencës finalja e së cilës ishte mbajtur në Tiranë.

60-vjeçari ka qenë katër herë fitues i çmimit ‘Trajneri më i mirë’ dhe këtë e kishte arritur me katër klube të ndryshme. Real Madrid (2011), FC Inter (2009), Chelsea (2004) dhe Porto (2003)./Telegrafi/