Jose Mourinho mund të largohet nga Roma ende pa e përfunduar kontratën e tij.
Trajneri portugez ka kontratë me Giallorosët deri në verën e vitit 2024, derisa qysh në vitin e tij të parë arriti ta fitoj një trofe, duke triumfuar Ligën e Konferencës.
Tekniku portugez synon që ta fitoj trofe tjerë të rëndësishëm me Romën dhe ai në verë kishte refuzuar disa oferta.
Por ëndrra e madhe e portugezit është që ta drejtoj vendin e tij dhe kjo ëndërr mund të bëhet realitet së shpejti.
Aktualisht trajner te Portugalia është Fernando Santos i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti.
Megjithatë mediat portugeze kanë raportuar se Special One është në krye të dëshirave të Federatës portugeze në rast të largimit të Santos.
E ardhmja e 67-vjeçarit ende nuk është vendosur, por në rast largimit të tij atëherë Special One është dëshira kryesore e portugezëve për të ardhur në krye të Kombëtares.
Kujtojmë që Santos është në krye të Portugalisë që nga viti 2014, derisa ka fituar Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve. /Telegrafi/