Telegrafi

Mourinho: Mund të kthehem si trajner në Serie A

Jose Mourinho (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho, i cili ka mbetur i pa punë që nga largimi nga Manchester Unitedi, ka pranuar se një kthim në Serie A është një mundësi për të ardhmen.

Trajneri portugez u largua nga Old Trafford në dhjetor të vitit 2018 pas dy vjet e gjysmë me Djajtë e Kuq.

Kjo ishte hera e tretë e portugezit në Ligën Premier, pasi më parë kishte drejtuar suksesshëm Chelsean në dy kohë.

Lexo po ashtu Mourinho iu ka thënë shokëve se do ta konsiderojë seriozisht punën e trajnerit te Newcastle Unitedi nëse blihet nga sheikët  

Mourinho gjithashtu ka kaluar kohë në vendlindjen me Porton, në Itali me Interin dhe Spanjë me Real Madridin .

Mbetet për t’u parë, ku do të jetë sfida e tij e ardhshme, por 56-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në stërvitje këtë verë.

Mourinho duke festuar triumfin në Ligën e Kampionëve me Interin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Vende të ndryshme janë diskutuar, por shumica e vendeve të larta tani janë të zëna – me Juventusin që mori Maurizio Sarrin dhe Chelsea duke sjellë Frank Lampardin si pasuesin e tij.

Mourinho duket se ka opsione të kufizuara në nivelin në të cilin dëshiron të punojë, megjithatë mund të ketë shans që të rikthehet në Itali.

“E ardhmja? Gjithmonë futboll, dhe gjithmonë nivel i lartë. Italia? Mund të jetë një mundësi”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Mourinho në bisedime me Federatën Braziliane

“Kam shumë cilësi dhe njëra prej tyre është të respektoj klubet e tjera dhe menaxhimin e tyre. Kurrë nuk kam folur se ‘ky klub më do mua, ata më kontaktuan'”.

“Kur u largova nga Manchester United në dhjetor, menjëherë e mora vendimin që dua të punoj nga vera. Shpresoj që të kthehem të punoj në korrik në një projekt që më pëlqen”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/