Site icon Telegrafi

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Jose Mourinho mund të kompletojë atë që shumë tifozë të Fenerbahces po e quajnë ‘ekipin më të mirë ndonjëherë’ me transferimin e yllit të Ligës Premier.

Mourinho iu rikthye zejes së trajnerit duke marrë drejtimin e klubit të dhjetë në karrierën e tij, pasi nënshkroi kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër, me gjigantin turk Fenerbahce.

Ai nuk humbi kohë dhe filloi menjëherë me përforcime, duke transferuar emra si Allan Saint-Maximin, Caglar Soyuncu, Cenk Tosun dhe Youssef En-Nesyri.

Ka qenë një afat kalimtar mjaft i zjarrtë për Fenerbahcen, ndërsa tani tifozët mendojnë se vetëm edhe një transferim mund ta kompletojë ekipin.

Mourinho dëshiron një mesfushor defanziv, por ai ishte i pasuksesshëm në tentimin e tij për të nënshkruar me Pierre-Emile Hojbjerg, pasi danezi zgjodhi Marseillen.

Sipas raportimve në Turqi, Fenerbahce tani është fokusuar tek mesfushori Ibrahim Sangare që luan tek Nottingham Foresti dhe drejtori sportiv Mario Branco do të udhëtojë në Angli për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Forest pagoi 30 milionë euro për të nënshkruar me Sangaren nga PSV-ja , por ai ka startuar në vetëm 13 ndeshje të Ligës Premier.

Përmes platformës X, një tifoz i Fenerbahces shpërndau formacionin startues të mundshëm të Fenerbahces sezonin e ardhshëm me mbishkrimin: Një lëvizje e fundit për të kompletuar ekipin më të mirë në histori të Fenerbahces nën udhëheqjen e Mourinhos./Telegrafi/

Exit mobile version