Manchester United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë me rikthim ndaj asaj të Antonio Contes në një ndeshje shumë të luftuar.
Pjesa e parë e takimit i takoi Bluve të Londrës, të cilët ishin më të rrezikshëm në raste dhe shënuan të parët.
Ishte brazilian, Willian, i cili shënoi në minutën e 32-të pas një kundërsulmi të shpejt duke u asistuar nga Eden Hazard.
Megjithatë, Djajtë arritën të kthehen në lojë në minutën e 39-të duke shënuar me anë të Romelu Lukakut, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Anthony Martial dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Old Trafford ishte më e mirë dhe me kërkuese dhe këtë e arriti pasi shënojë në minutën e 75-të me anë të Jesse Lingard, i cili pas asistimit të Lukakut vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, Unitedi kthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vendin e pestë me 53 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë te Crystal Palace, ndërsa Blutë udhëtojnë te Manchester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LMHuTdBgkLY
https://www.youtube.com/watch?v=GZrX1GR-vKM
https://twitter.com/UnitedGIF/status/967791882259652613