Trajneri portugez, Jose Mourinho ka jep dritën e gjelbër për nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.
Manchester Unitedi po kalon një sezon zhgënjyes pasi deri më tani janë larg nga objektivat e fillimit të sezonit.
Kështu, trajneri Mourinho është i pakënaqur dhe disa herë ka shprehur dëshirën për transferime të reja.
Sipas mediumit britanik The Sun, drejtuesi Ed Woodward dhe Mourinho kanë bërë gati objektivat e afatit kalimtar të janarit.
Mourinho thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit belg, Alderweireld nga Tottenhami në afatin e ardhshëm.
Djajtë e Kuq kanë bërë disa herë përpjekje gjatë verës për të transferuar belgun, por tani janë gati të paguajnë 40 milionë funte për të.
Alderweireld mbetet pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Unitedit besojnë se kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme në dimër.
Unitedi gjithashtu është lidhur edhe me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por senegalezi vlen më shumë se 100 milionë euro. /Telegrafi/