Site icon Telegrafi

Mourinho mbush 55 vjet, pranon dy torta për ditëlindje (Foto)

(Foto: Getty Images/Instagram)

Jose Mourinho të premten i ka mbushur 55 vjet, ndërsa ka pranuar dy torta për festën e ditëlindjes.

Pas një ndeshjeje me Manchester Unitedin, trajneri portugez ishte kthyer në hotelin e tij për të pushuar.

Mirëpo, të afërmit dhe njerëzit me të cilët punon, nuk kanë harruar që t’i përgatitin tortë për festën e ditëlindjes.

(Foto: InstaStory/Jose Morinho)

Ndërsa, Mourinho i ka publikuar fotografitë e dy tortave të ditëlindjes në InstaStory.

Njëra prej tyre i ishte dhuruar nga familja dhe mbi të shkruante ‘Parabens’, që në përkthim do të thotë ‘Urime’.

Kurse tjetrën e ka marrë nga stafi dhe lojtarët e Unitedit, ku shkruante “Urime ditëlindjen Mourinho” dhe ishte e plotësuar me fotografi të trajnerit me klubin anglez.

(Foto: InstaStory/Jose Morinho)

Ndërsa në mbishkrimin që portugezi i ka bërë fotografisë, i ka falënderuar lojtarët për fitoren e dhuruar Yeovilit. /Telegrafi/

Exit mobile version