Site icon Telegrafi

Mourinho mbush 54 vjeç, skuadra e Interit e uron dhe i kujton “tripletën” (Foto)

Jose Mourinho mbushi dje 54 vjet.

Urimet kanë qenë të shumta për teknikun portugez ku nuk mungoi as klubi me të cilin shkroi historinë, Interin.

“Kujtimet që ti ke lënë janë më të bukurat, me një “tripletë” dhe t’i do të jesh gjithnjë i nderuar. Gëzuar ditëlindjen José Mourinho!”, shkruhet në rrjetin social të klubit.

“Special One” udhëhoqi skuadrën interiste duke fituar gjithçka, me një “tripletë” në sezonin 2010, duke shkruar një faqe shumë të rëndësishme në historinë e Interit.

Portugezi u urua gjithashtu edhe prej skuadrës aktuale që e udhëheq Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version