Telegrafi

Mourinho mbron Ferraran

Ferrara mund të shkarkohet nga stoli i trajnerit të Juventusit nëse Interi shënon fitore në ndeshjen e sotme në kuadër të Kupës së Italisë.

“Në Itali trajneri që fillon sezonin në stol dhe e përfundon aty nuk është trajner, por hero. Nëse shoh se sa trajnerë janë ende në stol që nga ardhja ime, mund të numëroj pesë ose gjashtë – Gasperini, Prandelli, Allegri dhe mbase harrova një ose dy, dhe kjo është e pabesueshme”.

“Çdo trajner kalon në momente të mira dhe të vështira – të tjerët kalojnë edhe më të vështira, dhe për momentin Ferrara nuk është duke kaluar në një situatë të lehtë”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/