Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka folur për francezin Anthony Martial, duke treguar se nuk është angazhuar siç ka pritur.
Francezi deklaroi gjatë një konference për shtyp se sulmuesi francez nuk ka arritur të shfrytëzojë mundësinë që iu dha.
Jose Mourinho nuk nguroi të jepte shpjegimin e tij në lidhje me lojtarin.
“Martial nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë që i dhashë. Është treguar disi indiferent. Ju e dini që për pjesën e sulmit unë kam dhe shumë futbollistë të tjerë siç janë, Mata, Lingard, Rashford dhe Mkhitaryan”.
“Nisur nga kjo unë nuk mund të mendoj vetëm për njërin prej tyre duke lënë të tjerët jashtë. Shumë prej atyre emrave që përmenda janë angazhuar më shumë se Martial”, ka thënë Mou. /Telegrafi/