Telegrafi

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit – parashikon një të ‘ardhme fantastike’ për të

Real Madridi është vlerësuar për politikën e tyre të transferimeve gjatë viteve të fundit, e cila përfshin lojtarë të rinj në moshë.

Emra si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Eder Militao janë në mesin e yjeve që u shndërruan në lojtarë të klasit botëror gjatë kohës së tyre në ‘Santiago Bernabeu’, duke dëshmuar pse madrilenët shpenzuan shuma të mëdha parash për blerjen e tyre.

Jose Mourinho është i fundit i cili ka duartrokitur ish-klubin e tij për biznesin që kanë bërë gjatë afatit kalimtar, sipas Mundo Deportivo.

“Klubi më i madh në botë mund të ketë vetëm lojtarët më të mirë në botë. Real Madridi po bën një punë të jashtëzakonshme për të transferuar lojtarët e rinj më të mirë në botë”.

“Vinicius dhe Rodrygo u transferuan kur ata ishin ende fëmijë, Jude Bellingham dhe Arda Guler kur ishin shumë, shuëm të rinj dhe tani Endrick”.

Mourinho foli konkretisht për Guler, duke konsideruar faktin se tashmë është trajner i Fenerbahces, klub nga i cili talenti turk u transferua tek Real Madridi.

Tekniku portugez ka thënë se ka pritshmëri të mëdha që Guler do të ketë një të ardhme shumë të ndritur para vetes.

“Karakteri është i rëndësishëm për të luajtur për Real Madridin dhe Arda Guler po shfaq një personalitet të madh dhe kualitet të madh. Carlo Ancelotti është një trajner i madh për të mësuar nga ai”.

“Arda po shkon drejt një të ardhme fantastike”, përfundoi 61-vjeçari./Telegrafi/