Telegrafi

Moratti: I lumtur për Mourinhon, por ëndrra e të gjithëve është ta shohim përsëri te Interi

Massimo Moratti ka thënë se është shumë i lumtur për rolin e ri të Jose Mourinho në Tottenham, por shton se është ëndrra e të gjithëve është ta shohin përsëri në Inter.

Mourinho mori rolin e trajnerin te Tottenhami pasi u shkarkua Mauricio Pochettino, duke marrë njoftimin zyrtar këtë mëngjes.

“Jam shumë i lumtur për të dhe jam i kënaqur edhe për Tottenhamin, që bëri një zgjedhje të mirë, edhe pse Pochettino ishte një trajner i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Moratti për Tuttomercatoweb.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Tottenhamit

“Mourinho ka gjithçka që duhet për të bërë shumë, shumë mirë në Londër. Ndoshta ai ishte jashtë pune për shumë kohë sepse ishte vendimi i tij të priste atë që e motivonte më shumë”.

“Ai është në Londër, duke u bashkuar me finalistët e Ligës së Kampionëve, një klub me prestigj të madh”.

Lexo po ashtu Pagat e dhjetë trajnerëve më të paguar në Ligën Premier - Mourinho bëhet i dyti pas emërimit te Tottenhami

“Është ëndrra e të gjithë tifozëve të Interit që ta shohin atë të rikthyer, kjo duket mjaft e natyrshme.

“Është e pashmangshme që shpresojmë që herët a vonë ta shohim përsëri në krye të Interit”, përfundoi ish-presidenti i Nerazzurrëve. /Telegrafi/