Telegrafi

Mourinho i lumtur me ekipin, rekordin dhe Martialin

Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij e luajti ndaj Watfordit.

Manceshter United ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Watfordit, duke e quar në 16 ndeshje serinë pa humbje dhe kjo i ka pëlqyer jashtë mase trajnerit portugez të ‘Djajve’, i cili u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“Në gjysmën e parë të ndeshjes ishte futboll i pabesueshëm. Tifozët mbështeten ekipin  para se të shënojmë, sepse ne kemi qenë fenomenale”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ne nuk jemi një ekip që shënojmë shumë gola, kështu që është e rëndësishme të mos pranojmë. Jam me të vërtetë i lumtur me paraqitjen e ekipit”, përcjell Telegrafi.

“Kjo fitore ishte e nevojshme, 16 ndeshje të pamposhtur është një rekord i mahnitshëm, por do të ishte i përsosur me dy apo tri barazime më pak në shtëpi”.

“Martial e meritoi mundësinë. Ai ka punuar më shumë se të gjithë në këtë dy javët e fundit, ashtu si më pëlqen mua, në qetësi, por duke punuar fortë”, përfundoi ‘Special One’. /Telegrafi/