Telegrafi

Mourinho: Loja e Interit po përmirësohet

“Mendoj se ky ekip është më i mirë se ai i vitit të kaluar, është shumë më i mirë. Normalisht nëse secili është në formë të mirë, ne kemi më shumë zgjidhje”, ka thënë Mourinho.

“Kundër Milanit, Eto’o nuk ishte këtu, Stankovic jo, Chivu po ashtu nuk ishte. Andaj me gjithë problemet ne jemi një ekip me më shumë zgjidhje. Jemi ekip më i mirë. Ky është ekipi i tim, një ekip i ideve të mia”.

Rreth takimit të Ligës së Kampionëve përballë Chelseat, Mourinho mendon se ai dhe ish-ekipi i tij janë të barabartë pasi secila palë e njeh mirë tjetrën.

“Ne e dimë se kemi një super kundërshtar, por Chelsea e di se ata nuk do ta kenë të lehtë me ne. I njoh ata, por edhe ata më njohën mua. I njoh lojtarët individualisht, sigurisht, por shumica e tyre e njohim mentalitetin tim dhe e dinë se si jam unë si menaxher dhe lider. Andaj në këtë aspekt askush nuk ka avantazh”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/