Telegrafi

Mourinho i lë sërish jashtë ‘të dëbuarit’, por e kthen Kumbullën

(Foto: Instagram/maxkumbulla)

Jose Mourinho i ka përjashtuar sërish Borja Mayoral, Gonzalez Villar, Amadou Diawara e Bryan Reynolds, nga skuadra që do të luajë kundër Cagliarit – por ia ka dhënë një tjetër shans Marash Kumbullës.

Trajneri e kishte marrë këtë veprim edhe gjatë fundjavës për ndeshjen ndaj Napolit, pas humbjes turpëruese nga Bodo/Glimt (6-1) në Ligën e Konferencës.

Portugezi i kishte kritikuar këta lojtarë që në Norvegji duke thënë se nuk ishin askund në nivelin e formacionit të tij bazë.

Ai ka vendosur të tregojë ndikimin e tij në raport me klubin dhe tifozët duke përdorur të njëjtin njëmbëdhjetësh startues në secilën ndeshje.

Lexo po ashtu I dërgoi në tribunë pesë lojtarët e ekipit të parë, Mourinho tregon arsyen pse e bëri një gjë të tillë

Mospërfshirja e këtyre lojtarëve është shenjë se nuk bëjnë pjesë në planet e tij dhe mund të largohen në afatin kalimtar të janarit. Pjesë e kësaj liste ishte edhe mbrojtësi shqiptar, por Mourinho e ka kthyer Kumbullën në skuadër. /Telegrafi/