Site icon Telegrafi

Mourinho largon veten nga gara për trajner të Newcastle Unitedit

Pak ditë më parë, Newcastle United e shkarkoi Rafael Benitezin nga posti i trajnerit, derisa disa emra të mëdhenj po lidhen me në kalim në St James Park.

Jose Mourinho ishte në mesin e favoritëve për ta marr drejtimin e skuadrës angleze, por duke se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

56-vjeçari ka bërë të ditur në një intervistë për “The Coaches Voice” se nuk do ta marrë drejtimin e një skuadre që ka përfunduar poshtë tabelë.

Jose Murinho (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Gjëja e qartë në mendjen time është ajo se çfarë nuk dua të marrë: Unë jam mjaft patologjik në kuptimin që duhet të luaj për të fituar”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nëse dikush u ofron kontratë dhjetë vjeçare dhe ju i ofroni objektivat e tua që të përfundoi në vendin e parë ose të dy, por në realitet shkoni në vendin e shtatë, tetë apo nëntë, nuk është për mua”.

Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Benitez, trajneri i njohur i prinë listës të bëhet trajner i Newcastles

“Nuk dua ta turpëroj askënd, por ato skuadra nuk janë për mua. Dua ta marrë drejtimin e një skuadre që di të luajë futboll dhe që ka konkurruar për disa vite me skuadrat e mëdha. Nuk them se do ta drejtoj një klub që ka histori, dua të formoj një skuadër që mund të luftoj për mua dhe të kemi suksese së bashku”, ka shtuar më tej portugezi.

Mourinho ishte shikuar fillimisht si trajner i mundshëm i Juventusit dhe Interit, mirëpo në bankën rezervë të tyre do të jen të ulur Maurizio Sarri, respektivisht Antonio Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version