Jose Mourinho ka thënë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur se tani me Paul Pogban.
“Special One” pohoi se nuk ka probleme mes tij dhe futbollistit që fitoi Kupën e Botës me Francën.
Dyshja kishte probleme muaj më parë, ku portugezi e akuzonte francezin për mos angazhim në fanellën e Manchester United.
“E vërteta është se ne jemi së bashku që dy vjet dhe kurrë nuk kam qenë më i lumtur se tani. Kjo është e vërteta, nuk mund ta kërkoj më shumë prej tij. Ai erdhi këtu të hënën, ai stërviti për tri ditë rresh.
“I kërkova mbështetje dhe kontribut më të madh në ndeshjet të rëndësishme për ne. Ai reagoi shumë më mirë se sa kam mundur të pres. Kur ai thotë se e bëri atë për tifozët dhe ekipin, është pikërisht ajo që unë dua të dëgjoj”.
“Ai po punon mirë, ai është duke luajtur mirë, përsëris, jam më se i kënaqur se kurrë më parë. Ai është shumë i sjellshëm, është shumë i arsimuar, nuk ka pasur asnjëherë mosmarrëveshje me mua. Nuk kam probleme fare me Pogban”, tha portugezi.
Ndryshe, Pogba do të jetë në fushë gjatë së dielës, ku United është mysafirë i skuadrës së Brightonit. /Telegrafi/