Telegrafi

Mourinho: Kur arrita në Madrid, vetëm Xabi Alonso, Casillas dhe Cristiano kishin luajtur në çerekfinale të LK

Jose Mourinho iu drejtua mediave pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës.

Trajneri portugez komentoi rreth mungesës në fazën përfundimtare të ligës elitare evropiane për klube në vitet e fundit.

Romelu Lukaku dhe ose Mourinho duke folur për taktikat gjatë ndeshjes – (Getty Images)

Ai gjithashtu foli për kohën në Santiago Bernabeu, duke bërë një krahasim mes klubit aktual që drejton, Manchester Unitedit dhe të mëparshmit, Real Madridin.

“Kur arrita në Real Madrid, a e dini se sa lojtarë kishin arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Xabi Alonso me Liverpoolin, Casillas me Real Madridin dhe Cristiano me Unitedin”.

“Kjo është trashëgimia e futbollit, këto janë statistika të vërteta dhe do t’ju them edhe një gjë, në shtatë vitet e fundit, pozicioni më i keq i ekipit tim është i katërti në Ligën Premier dhe ata kanë fituar dy tituj ose tre”.

“E di se çfarë tjetër është trashëgimia: Otamendi, De Bruyne, Fernandinho, Sterling, Aguero ose Silva janë investime nga e kaluara, jo nga dy vitet e fundit. Sa lojtarë të Unitedit u larguan nga sezoni i kaluar?”, tha portugezi.

Theksojmë se trajneri portugez e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, përkatësisht me Porton dhe Interin. /Telegrafi/