Jose Mourinho iu drejtua mediave pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës.
Trajneri portugez komentoi rreth mungesës në fazën përfundimtare të ligës elitare evropiane për klube në vitet e fundit.
Ai gjithashtu foli për kohën në Santiago Bernabeu, duke bërë një krahasim mes klubit aktual që drejton, Manchester Unitedit dhe të mëparshmit, Real Madridin.
“Kur arrita në Real Madrid, a e dini se sa lojtarë kishin arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Xabi Alonso me Liverpoolin, Casillas me Real Madridin dhe Cristiano me Unitedin”.
“Kjo është trashëgimia e futbollit, këto janë statistika të vërteta dhe do t’ju them edhe një gjë, në shtatë vitet e fundit, pozicioni më i keq i ekipit tim është i katërti në Ligën Premier dhe ata kanë fituar dy tituj ose tre”.
“E di se çfarë tjetër është trashëgimia: Otamendi, De Bruyne, Fernandinho, Sterling, Aguero ose Silva janë investime nga e kaluara, jo nga dy vitet e fundit. Sa lojtarë të Unitedit u larguan nga sezoni i kaluar?”, tha portugezi.
Theksojmë se trajneri portugez e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, përkatësisht me Porton dhe Interin. /Telegrafi/