Site icon Telegrafi

Mourinho i kundërpërgjigjet në mënyrë brutale Cassanos pas akuzave të këtij të fundit

Jose Mourinho nuk u përmbajt në konferencën e tij të fundit për shtyp kur iu përgjigj brutalisht kritikave që mori nga Antonio Cassano.

Ish-sulmuesi i Romës, Real Madridit dhe Interit, i cili bëri 39 paraqitje për Italinë gjatë karrierës së tij profesionale, së fundmi dha mendimet e tij jo aq delikate mbi thashethemet rreth rikthimit të mundshëm të Mourinhos në Bernabeu.

“Ai mund të kthehet në Real Madrid nëse Ancelotti nuk vazhdon, por nëse Los Blancos duan një trajner, ata nuk do ta thërrasin Mourinhon për projektin e tyre të ri. Mou nuk jep asgjë për futbollin”.

“Nuk i pëlqen të punojë, nuk di të komunikojë apo të flasë, le të mos gënjehemi nga historia e tij. Nuk e di se si i arrin ato rezultate, sepse është thjesht kinema. Ai ishte një trajner i madh, por tani ai mund të stërvit Real Madridin, siç mund të stërvit edhe San Martinese”, ka thënë Cassano.

Lexo po ashtu Cassano: Nëse Real Madridi dëshiron një menaxher futbolli, mos ta telefonojë Mourinhon

Vetëm disa ditë pas këtyre komenteve edhe Mourinho është kundërpërgjigjur në modën tipike të Mourinhos.

Duke folur në një konferencë për shtyp këtë fundjavë, ‘Special One’ ka thënë se Cassano mbahet mend në Madrid vetëm për xhaketën që veshi kur u shpall si lojtar i Los Blancos në 2006.

 

“Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre dhe të bëjnë kritikat e tyre, por kur flasim për të tjerët, siç bën Antonio, është ndryshe”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Disa prej nesh punojnë në futboll, ai thjesht dëshiron të kënaqet. Cassano ka luajtur për Romën, Interin dhe Real Madridin. Në Madrid ai mbahet mend vetëm për xhaketën e tij. Me Romën ai fitoi një Superkupë pa luajtur. Në Inter ai nuk e menaxhoi as Kupën e Lombardisë në një miqësore”.

“Ju e dini se çfarë kam fituar me Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai mund të ketë një problem me mua, unë nuk kam problem me të. Do t’i them Cassanos vetëm një gjë: kujdes Antonio, sepse ti je 40 vjeç dhe unë 60, herë pas here dalin tipat e Marko Livaja dhe më pas bëhet e vështirë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version