Telegrafi

Mourinho kundër transferimit të Rooneyt

Sipas Sport, ‘I veçanti’ ka deklaruar se Reali do të duhet të përqendrohet në transferimin e dyshes së Interit, Maicon dhe Diego Milito, pasi që Rooney nuk është në shitje.

Më herët portugezi kishte thënë se do të dëshironte të drejtonte Rooneyn, ndërsa Sport shton se Mourinho dëshiron të shmangë një ofertë për Rooneyn, në mënyrë që të mos e vë në presion homologun e tij tek United, Sir Alex Ferguson. /Telegrafi/