Site icon Telegrafi

Mourinho kundër shitjes së Rashfordit apo Martialit

Martial - Rashford (Getty Images)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të lejojë që Marcus Rashford ose Anthony Martial të largohen nga klubi këtë verë,

Të ardhmet e të dy lojtarëve janë subjekt i spekulimeve dhe ata kanë qenë të lidhur me largimet e tyre nga Old Trafford.

Reprezentuesit francez, Martial kuptohet se ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar një kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Martial refuzon rinovimin për pesë vite me Manchester Unitedin, largimi pritet të ndodh në verë

Gjiganti italian, Juventusi thuhet se e do me çdo kusht francezin dhe kuptohet se është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me atë.

Martial dhe Rashford duke festuar një gol së bashku (Getty Images)

Rashford, ndërkohë, gjithashtu po shqyrton mundësitë e tij pasi nuk është i kënaqur me ndeshjet si titullar nën drejtimin e Mourinhos.

Talenti i madh anglez thuhet se i intereson shumë Real Madridit dhe gjigantët spanjollë mund të bëjnë një ofertë në drejtim të tij gjatë verës.

Lexo po ashtu Real Madridi shënjestron Rashfordin

Megjithatë, transferimi i sulmuesve të Unitedit, pavarësisht nga pakënaqësia e dyshes nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kjo pasi, sipas mediumit lokal Manchester Evening News, trajneri portugez, Mourinho, dëshiron që të dy lojtarët të qëndrojnë në klub edhe për sezonin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version